Live

U kap duke punuar në parcelën me 350 bimë kanabis, vihet në pranga 33-vjeçari në Mat

10:06 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Një 33-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi u kap duke punuar në një parcelë në fshatin Macukull të Matit, ku gjendeshin të mbjella bimë kanabis.

Në momentin kur ka parë policisë, ai ka tentuar të largohet, por u bë menjëherë arrestimi i tij. Policia ka gjetur 350 bimë kanabis të mbjella në zonën e pyllëzuar të fshatit Macukull, ku më pas ka bërë të mundur asgjësimin e tyre përmes djegies.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni të quajtur “Kreshta të pastra”, u asgjësuan 164 bimë kanabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua