Live

Varhelyi: Mirëpres marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, negociatat duhet të vazhdojnë

10:14 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Oliver Varhelyi, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur gjatë ditës së djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Komisioni me anë të një postimi në Twitter, e ka mirëpritur lajmin për marrëveshjen të arritur mes dy shteteve, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë edhe se negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Varhelyi. 

Shpërndaje në

U Kopjua