Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur pas takimit me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer.
Duke folur për luftën në Ukrainë dhe vazhdimin e saj, ai u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin e ka zhgënjyer, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Trump ka theksuar se mendonte se kjo do të ishte më e lehtë për t’u zgjidhur për shkak të marrëdhënies me Putinin, por sipas tij, ka rezultuar më e vështirë.
“Ai më ka zhgënjyer vërtet. Do të shohim se si do të dalë kjo”, është shprehur ai.
Presidenti amerikan gjithashtu është shprehur se Administrata e tij po vazhdon punën për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.