Live

Vdes Christine McVie e “Fleetwood Mac”

11:19 / 01 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Ylli i “Fleetwood Mac”, Christine McVie, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Grupi britaniko-amerikan i rock-ut, i themeluar në Londër në vitin 1967, shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet më të suksesshme ndonjëherë.

Këngët e tyre më të njohura përfshijnë: “Dreams”, “Go Your Own Way” dhe “Everywhere”.

Në një deklaratë nga familja e saj thuhej: “Me zemër të rëndë po ju njoftojmë për vdekjen e Christine. Ajo ndërroi jetë e qetë në spital mëngjesin e të mërkurës, 30 nëntor 2022, pas një sëmundjeje të shkurtër”.

“Ne kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe ne dëshirojmë që të gjithë ta mbajnë Christine në zemrat e tyre dhe të kujtojnë jetën e një qenieje të jashtëzakonshme njerëzore dhe muzikantit të nderuar që u dashurua universalisht.”

Pavarësisht historisë së tij të trazuar, “Fleetwood Mac” u bë një nga grupet më të njohura të rock-ut të viteve 1970 dhe 80, duke përfshirë Mick Fleetwood, Christine dhe John McVie, si dhe Lindsey Buckingham dhe Stevie Nicks.

Shpërndaje në

U Kopjua