Live

Vdes Lisa Marie Presley, e bija e Elvis Presleyt

10:34 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock n roll-it, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar nëna e saj.

“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues se vajza ime e bukur Lisa Marie, na ka lënë”, tha Priscilla Presley.

Lisa Marie, e bija e legjendës së rock ‘n’ roll-it, e cila gjithashtu ishte këngëtare, u dërgua të enjten me urgjencë në spital. Mediat amerikane raportojnë se ajo pësoi arrest kardiak.
Ajo u gjet pa vetëdije në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.

Shpërndaje në

U Kopjua