Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për takimin që e pati me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me Barduanin ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë.
“KFOR-i është një mburojë e rëndësishme për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës, prandaj nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e sigurisë së Kosovës”, ka thënë Vengu.
KFOR dje kishte thënë detaje nga takimi i Vengut dhe Barduanit, ku thuhej se u diskutua edhe për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.