Live

Vetëvritet një i moshuar në Prizren, Policia jep detajet

15:50 / 20 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një 62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”.

Bytyqi shtoi se përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e të moshuarit.

”Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim dhe për detaje të mëtejshme do të informoheni nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua