Live

Vuçiq i ankohet deputetit gjerman për Kurtin

15:42 / 05 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer është pritur në një takim në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç njofton zyra për media e Vuçiqit në takim, kreu i shtetit serb ka deklaruar se situatë në Kosovë, pa nevojë po përshkallëzohet.

Ai po ashtu theksoi se “kryeministri Albin Kurti me këmbëngulje i shmanget përmbushjes së obligimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit, e cila në radhë të parë ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Vuçiq poashtu deklaroi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit.

Deputeti i Bundestagut gjerman qëndroi të premten për vizitë në Kosovë ku pati takime me liderë e zyrtarë të tjerë në Prishtinë.

Ai në një intervistë për klan kosova tha se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua