Live

WhatsApp së shpejti me risi, mund të i dergoni mesazhe vetës

13:36 / 04 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

WhatsApp do të sjellë shumë shpejt një risi, që përdoruesit do të mund t’i dërgojnë mesazhe vetes, një gjë të tillë, nuk ka qenë e mundur ta bëjnë deri sot, megjithatë kjo e re pritet të hyjë në funksion së pari te telefonët e tipit Android.

Sipas raportit të WABetalnfo, WhatsApp-i po teston një veçori që t’i lejojë përdoruesit t’i dërgojnë vetes mesazhe në një mënyrë më të lehtë. Disa përdorues pëlqejnë ta bëjnë këtë, për t’i kujtuar diçka vetes apo për të ruajtur të dhëna të rëndësishme.

Aktualisht, ju mund t’i dërgoni mesazhe vetes në këtë rrjet social, duke përdorur ëa.me apo duke krijuar një grup me anëtar të njohur. Por, tashmë do të ketë edhe mënyra të tjera për të bërë diçka të tillë.

whatsapp

Dërgimi i mesazheve te vetja do të bëhet përmes opsionit “Message yourself”, dhe pastaj do të hapet një opsion i quajtur “Me”, në të cilin, përdoruesit do të mund t’i dërgojnë mesazhe vetes.

Kjo pritet të ndodhë shumë shpejt në telefonat e tipit Android, pastaj të tjerët me radhë.

Shpërndaje në

U Kopjua