Live

Ylli i Izraelit ndahet me kombëtaren e tij, pas ndeshjes me Kosovën, shkak dhoma e hotelit!

10:44 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Grumbullimi për ndeshjen me Kosovën është bërë mollë sherri për yllin izarelit, Eran Zahavi.

Golashënuesi më i mirë në histori të këtij shtetit ka braktisur kampin e përfaqësueses pas mosmarrëveshjes që kishte me drejtorin e përfaqësueses, Yossi Benayoun.

Zahavi kërkoj që të kishte një dhomë të vetme në hotel në grumbullimin me Izraelin.

“Unë gjithmonë shkoj në shtrat herët gjatë natës dhe zgjohem herët në mëngjes për rutinën time të mëngjesit, dhe më pas lutem. Nëse dikush tjetër është në dhomë, kjo na shqetëson të dyve”, ka arsyetuar Zahavi për disa media izraelite kërkesën e tij.

Por menaxheri i ekipit Benayoun dhe trajneri Alon Hazan, nuk përfillën kërkesën e tij.

Zahavi madje ka kërkuar që t’i paguaj me paratë e xhepit shpenzimet e dhomës së vetme.

“E kuptova se ishte diçka personale kundër meje. Më tronditi dhe më la me trishtim të madh”, tha Zahavi.

Në këtë mënyrë, Izraeli do të jetë pa Zahavin në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.

Shpërndaje në

U Kopjua