Live

Zafir Berisha kritikon Memli Krasniqin: Nuk bëhet opozitë me Facebook

22:44 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

I ftuar i radhës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Ai ka folur rreth qeverisje së Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit dhe dështimet e tyre në politikën kosovare dhe opozitëën e cila nuk është ne nivelin e duhur.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, duke thënë se

“Nuk bëgët opozitarizëm me Facebook, thjeshtë ato dalin më nga një deklaratë e shkojnë në byfe i thonë njëri-tjetrit a folëm mirë?, kjo nuk është opozitarizëm në këto rrethana që po ndodhet Kosova”, ka thënë Berisha.

Gjithashtu ai ka thënë se disa anëtarë të NISMA’s janë themelues të PDK’së, por që u ndan rrugët tona.

Berisha në këtë intervistë ka deklaruar se opozita në pushtet nuk është në nivelin e duhur.

“Opozita nuk është në nivelin e duhur sepse është si një traktor i dimrit që nuk dhezet e duhet të shtyhet sepse këto reagojnë kohë pas kohe. Por me situatën e rëndë që jemi opozita duhet të mendoj edhe diçka tjetër, duhet ti mendoj edhe protestat sepse janë të nivelit demokratik e jo protesta të nivelit të Albin Kurtit me kall Prishtinën, thjeshtë opozita uhet ti kontribuojnë vetëdijesimit qytetarë”, ka deklaruar Berisha.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua