Live

Zafir Berisha pasi Kurti e shtyu afatin për targa për 48 orë: Nuk shkohet në mal pa sopat Albino

08:32 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka reaguar pasi mbrëmë, pas mesnate, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi kërkesën e ShBA-ve për ta shtyrë afatin për targa për 48 orë.

Berisha me anë të një postimi ka thënë se kryeministri Kurti po bënë lojë të poshtër me Kosovën dhe të arriturat e saj, shkruan kosovalive.net

“Nuk shkohet në mal pa sopat Albino”, u shprehë Berisha në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Kudo që hyn, duhet me ditën edhe si me dalën!

Nuk shkohet në mal pa sopat Albinoooo.

Vetëm 48 orë po thu a!?

Pas të mërkurës vjenë dita ejte Albin.

Loja e poshtër që po bënë me Kosovën dhe me të arriturat e saj që nga 1999, nuk i bënë nderë as atij as vendit, e shumë më pakë partnerëve ndërkombëtar të cilët udhëtuan bashkë me ne ketyre viteve.

Zafa

Shpërndaje në

U Kopjua