Live

Zbardhet takimi i Rutte me Trump: Diskutuan sfidat e sigurisë globale me të cilat përballet aleanca

15:52 / 23 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach të Floridës të premten, tha sot një zëdhënës i aleancës ushtarake transatlantike.

Ata diskutuan mbi një sërë sfidash të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, tha zëdhënësi Farah Dakhlallah përmes një deklarate.

Në faqen zyrtare të NATO-s njoftohej gjithashtu se zoti Rutte takoi edhe anëtarin e Kongresit Mike Waltz, i emëruar nga zoti Trump për detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, dhe se po ashtu ai pati takime me anëtarë të tjerë të ekipit të sigurisë kombëtare që ka përzgjedhur zoti Trump për të drejtuar administarën e ardhshme republikane.

Të premten, NATO-ja nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me njoftimet nga mediat holandeze se zoti Rutte, ish Kryeministër i Holandës, kishte udhëtuar drejt Floridës me një avion të qeverisë holandeze për t’u takuar me zotin Trump.

Mark Rutte, i cili mori detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s muajin e kaluar, është cilësuar gjerësisht si një nga udhëheqësit më të mirë evropianë për krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me zotin Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial nga viti 2017 deri në 2021.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...