Live

Serbisë i ‘djeg’ fjalimi i zyrtarit të BeH-së në OKB, viktimizohen se po ndihen të kërcënuar

08:47 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Duket se Serbisë i ka djegur një fjalim i zyrtarit të Bosnjës dhe Hercegovinës OKB. Derisa ky i fundit ka treguar se Serbia vazhdimit kërcënon stabilitetin e rajonit, zyrtarë serbë kanë vendosur të ankohen.

Delegacioni i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka zgjedhur këtë herë viktimizimin, duke i dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën ata iu përgjigjën prezantimit të kryetarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, para kësaj trupe.

Siç mëson Tanjug, Serbia në atë letër u ankua se Beqiroviq se ka bërë “një seri akuzash të pabaza dhe dashakeqe kundër Serbisë dhe popullit serb”, dhe ka pretenduar se “përdor narrativën e konsumuar të ‘Serbisë së Madhe’ për të ringjallur konfliktet në rajon nga vitet 1990”.

Ata gjithashtu theksuan se “Serbia nuk është një kërcënim për paqen, por është e orientuar drejt së ardhmes, gjë që shkakton shqetësim tek ata që do ta kthenin rajonin në të kaluarën e errët”.

E viktimizimi i Serbisë nuk përfundon këtu.

Në letër thuhet gjithashtu se “politikanët boshnjakë në Bosnje dhe Hercegovinë e akuzojnë Serbinë për kërcënime, edhe pse ata vetë e shkatërruan sistematikisht Marrëveshjen e Dejtonit”, dhe si shembull të shkatërrimit të kësaj marrëveshjeje, ata përmendin “uzurpimin e rreth njëqind juridiksioneve nga entiteti Republika Srpska në vitet e fundit”

Kujtojmë se Beqiroviq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ndër të tjera paralajmëroi për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, veçanërisht duke iu referuar deklaratës shkatërruese të miratuar nga Serbia në qershor të këtij viti, duke e cilësuar atë si një dokument të rrezikshëm që kërcënon integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...