Live

10 mijë punëtorë avionësh të Air Canada-s në grevë, anulohen qindra fluturime

10:48 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Mbi 10,000 stjuardesa të Air Canada kanë hyrë në grevë pas dështimit të bisedimeve me kompaninë.

Greva nisi zyrtarisht në orën një të mëngjesit të së shtunës dhe kjo ka shkaktuar anulimin e të gjitha fluturimeve të Air Canada dhe Air Canada Rouge.

Rreth 130 mijë pasagjerë parashihet se do të preken çdo ditë nga ndërprerja e fluturimeve.

Sindikata kërkon pagesë për të gjitha orët e punës, përfshirë kohën në tokë, dhe paga më të larta për të përballuar inflacionin.

Qeveria federale ende nuk ka ndërhyrë, ndërsa grevistët janë varguar në aeroportet kryesore në gjithë Kanadanë.

Shpërndaje në

U Kopjua