Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se aktualisht atje janë 13 vatra zjarri, prej tyre 10 aktive dhe 3 në monitorim.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se zjarri aktiv vazhdon të jetë në Tërnovë të Bulqizës, në Xethë të Fushë Arrëzës, në Velë të Mirditës, në “Malin e Bërzhitës”, në fshatrat e Tiranës, si Damjan-Fortuzaj, Isufaj, Ferraj, Zall-Herr, Zgurë dhe Pezë – Helmës, transmeton Klankosova.tv.
Ministria shton se vatrat aktive janë edhe në fshatrat e Gramshit: Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, si dhe në njësinë administrative Kukur, në Teqen e Dushkut.
Poashtu edhe Mali i Shirokës është përfshirë nga flakët. Për shuarjen dhe menaxhimin e zjarreve janë angazhuar njësitë e zjarrfikësve, helikopterë, por edhe një numër i madh i qytetarëve.