Live

Skandal në ndeshjen mes Olimpiakos dhe Crevena Zvezdës, tifozët grekë bashkohen me atë serbë: Kosova është Serbi

14:54 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në ndeshjen mes Olimpiakosit dhe Crevena Zvezdës që u zhvillua në Pire ka pasur disa imazhe skandaloze. Tifozët e dy klubeve të basketbollit janë bashkuar me njëra-tjetrin, për të krijuar “vëllazërinë”.

Disa tifozë vendas gjendeshin me flamurin e Serbisë, ndërsa hapën pankartat:

“Mos u dorëzoni”, duke nënkuptuar Kosovën pas situatave të nxehta që po kalojmë. Gjithashtu pas ndeshjes, serbët dhe grekët kënduan së bashku: “Kosova është Serbi”. 

Shpërndaje në

U Kopjua