Live

Pasi e demaskuan, Armend Muja ia “huq” orës, gënjen për veturën e parkuar pretendon se ishte në Kuvend

22:23 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Vrojtuesit e Lagjës në Prishtinë kanë publikuar një fotografi të një veturë të parkuar në një zonë të gjelbër në kryeqytet. Nga kjo faqe, pretendojnë se vetura është e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

“Deputeti Armend Muja shembull për qytetarët”, ka ironizuar ky grup në mbishkrimin në fotografinë e veturës Range Rover të Mujës, shkruan Kosovalive.net.

Por, i menjëhershëm ka qeë reagimi i deputetit Muja, i cili në një koment të këtj grupi ka shkruar që të mos shpifin duke e shoqëruar edhe me një foto “screen shoot” se kinse është kthyer nga Kuvendi i Kosovës dhe ka udhëtuar me taksi.

Ajo që bie në sy është se në momentin kur e ka thirrur taksin, tregon se ora ka qenë 09:20 e mëngjesit, por fotoja që është publikuar nga ky grup është në orët e mbrëmjes.

Me një logjikë të thjeshtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, ka gënjyer, kinse e ka thirrur taksin në orët e mbrëmjes./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua