Live

Mediumi serb: Heshtja e dukshme e Listës Serbe për rastin e Rakiqit, mbështet teorinë se ai është rrahur nga njerëzit e Radoiçiqit

08:48 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Mediat në Kosovë kanë raportuar se gjatë fundjavës së kaluar, Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, është sulmuar dhe plagosur rëndë para banesës ku jeton në rrugën Sutjeska në Mitrovicë, orët e para të mëngjesit.

Zëvendëskomandanti i Drejtorisë Veriore të Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, tha se sulmi nuk është raportuar në polici, por mediat kosovare duke iu referuar burimeve kanë raportuar se Rakiq është pranuar në Qendrën Klinike të Mitrovicës herët në mëngjesin e së dielës së kaluar me krahun e thyer dhe më pas është liruar për mjekim në shtëpi.

Sipas të njëjtave burime, hetuesit e policisë u interesuan për rastin dhe folën me personelin e spitalit, i cili ishte i pranishëm kur Rakiqit iu dha ndihma.

Radariserb shkruan se heshtja e dukshme e Listës Serbe me këtë rast, gjegjësisht fakti që sulmi nuk mohohet, por as nuk vërtetohet, mbështet në heshtje teoritë se ka qenë një keqkuptim mes bashkëpunëtorëve dhe se Rakiq është rrahur nga njerëz të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Që nga fillimi i saj, zyrtarë të Listës Serbe në disa raste kanë qenë objekt i vëmendjes së mediave dhe spekulimeve të shumta se ata janë rrahur rëndë në incidente të ngjashme. Rasti i mëparshëm i tillë ka ndodhur në gusht të vitit 2023, kur Aleksandar Spiriq, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, papritur u zhduk nga publiku dhe njëkohësisht u largua nga të gjitha pozitat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...