Live

Makabër në Fier/ Djali i vë flakën banesës, i mbyll prindërit brenda në të

11:47 / 24 Tetor 2024

Nga Kosova Live

42-vjeçari Altjon Sulejmani ka rënë në pranga të policisë së Fierit pasi akuzohet se i kishte vënë flakën banesës së prindërve të moshuar.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “15 tetori” në Fier.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...