Live

Von der Leyen refuzoi ta takoi kryeministrin serb, reagon Vuçiq

12:37 / 26 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri, Milosh Vuçeviq nuk ka bërë asgjë të papranueshme që të justifikonte anulimin e takimit nga ana e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vuçiq thekson se, megjithatë, në Bruksel ekziston një shqetësim për takimin e Vuçeviqit me ministrin rus para se të takohej me Von der Leyen, raporton N1.

Në një intervistë për TV Prva, ai u shpreh se Serbia, përmes një politike të jashtme të pavarur, ka arritur të ruajë respektin e presidentit rus, Vladimir Putin, edhe pse nuk mori pjesë në samitin e BRICS në Kazan.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...