Dje, gjatë takimit Sparta Praga – Banik Ostrava, tifozët vendas shpalosën një baner në mbështetje të sulmuesit serb Birmancevic, ku ndër të tjera shihen edhe flamujt “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”.
Normalisht se ky gjest nuk i ka pëlqyer futbollistëve shqiptarë që luajnë në Spartën e Pragës, pasi në këtë duel paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci.
Albion Rrahmani ka pasur një reagim në rrjetet sociale para pak çasteve, ku publikoi koreografinë e tifozëve “Dardanët” në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Qipros.
“Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhet në atë koreografi.