Live

Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosovë

09:24 / 05 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson.

Rama ka thënë se roli i Andersonit ka qenë vendimtar për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët.

“Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, tha Rama.

Sipas tij, roli i Andersonit ka qenë vendimtar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

“Jemi falënderues përgjithmonë për punën e tij të palodhshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...