Live

Hovenier takon gjeneralin Clark: Vazhdon të jetë avokat dhe simbol i përkrahjes së SHBA-së për popullin e Kosovës

17:26 / 14 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është takuar sot me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark. Hovenier ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar lidhjet mes SHBA-së dhe Kosovës.

Hovenier ka thënë se Clark vazhdon të jetë avokati dhe simboli i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet SHBA dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokat dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...