Live

“Nuk e di a ka grup më të ekuilibruar se ky”/ Sylvinho pas ndeshjes me Çekinë: Me Ukrainën e vështirë, por…

08:37 / 17 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Shqipëria barazoi pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, një sfidë që për trajnerin Sylvinho u menaxhua mjaft mirë nga ekipi, përveç 25 minutave të parë.

I pyetur për shanset për të zënë vendin e parë, tekniku brazilian shtoi se kjo pyetje nuk është e thjeshtë për t’u përgjigjur, porse është një grup shumë i vështirë dhe se mund të ndodhë gjithçka.

“Nuk jemi vetëm ne, por edhe kundërshtar. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë.

Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të. Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.

Shanset për vendin e parë? Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim”, deklaroi Sylvinho pas ndeshjes në “DigitAlb”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...