Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Në daljen e saj për mediat pas mbylljes së seancës, Kryemadhi akuzoi SPAK se ka bërë falsifikime keqdashëse për deklarimet e pasurisë së tyre dhe shtoi se prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve të ardhura nga SHBA dhe Çekia.
“Prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve dhe fashikujve që kanë ardhur nga SHBA, Çekia dhe Austria. Profesionalizmi i SPAK ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridik . Aludimet e tyre qesharake, të bazuara në falsifikime. Këto falsifikime kanë qenë keqdashëse. Kalkulimet dhe analizat financiare e pa bërë nga SPAK rezultoi të falsifikojë me keqdashje deklarimet e pasurive tona. Rezulton që edhe nga letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA, përsëri i bie të ketë një deklaratë të rremë të cilat në SHBA dënohen me 5 vite burg. Prokurorët ishin të papërgatitur, kaluan në artikujt e mediave”, tha Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.