Live

Kërcënohen me bomba dhjetëra shkolla në Gjermani

22:58 / 25 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia është duke kontrolluar ambientet e shkollave.

Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënimet për vënie të bombave dolën të jenë të rreme.

Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat ​​në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.

Aktualisht policia e Bremenit me ndihmën e qenve të stërvitur po kontrollon të gjitha ambientet e shkollës Lisa Meitner. Hyrja në objektin e kësaj shkolle ishte rreptësishtë e ndaluar.

Sipas agjencive të ndryshme policore, të gjitha kërcënimet janë dërguar me e-mail.

Ndaj, për të koordinuar kërkimet për dërguesin, zyrat e policisë kriminale kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi, tha një përfaqësues i policisë së Hanoverit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...