Live

Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të vendosin për armëpushim

16:07 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Avionët luftarakë të Izraelit e kanë goditur një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit sot, si dhe kanë lëshuar urdhra të rinj për evakuim për 20 ndërtesa në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit.

Sulmi e bëri ndërtesën rrafsh me tokën në lagjen Basta në qendër të Bejrutit dhe ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në pjesën më të banuar të qytetit.

Nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, la të kuptohej se do të ketë më shumë sulme, duke thënë se janë lëshuar urdhra për rreth 20 ndërtesa në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe një paralajmërim për qytezën jugore Naqoura, në të cilën ndodhet selia qendrore e misionit paqeruajtës të OKB-së, UNIFIL.

Sulmi në Bejrut ndodhi pak orë para se kabineti i sigurisë i Izraelit të mblidhej për të votuar një marrëveshje për armëpushim, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për qëllim t’i japë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe grupit militant libanez, Hezbollah, raporton rel.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...