Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm të martën armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, por nuk u shprehën rreth urdhër-arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj kryeministrit izraelit.
Në përmbyllje të takimit dy ditor në afërsi të Romës, ministrat e G7 nuk iu referuan në mënyrë të drejtpërdrejtë gjykatës me seli në Hagë dhe urdhër-arresteve për krime kundër njerëzimit ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.