Live

Ushtria e Shqipërisë me spektakël në qiellin dhe detin e Vlorës për nder të 112-vjetorit të Pavarësisë

16:49 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Me rastin e 112-vjetorin e Pavarësisë, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka publikuar fotografitë e këtij spektakli.

Ai ka thënë se mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Flamurit, por edhe ata nga Lungomare, deri në Orikum, dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave të Armatosur.

“Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit, aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës.

Mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Flamurit, por edhe ata nga Lungomare, deri në Orikum, dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave tona të Armatosura, të cilët demonstruan në Gjirin e Vlorës edhe një operacion për marrjen nën kontroll të një anijeje të dyshuar, duke ndërhyrë nga deti me grupet e bordingut dhe ajri me trupat specialë dhe helikopterët Cougar e Black Hawk. Një ditë feste në qytetin e Pavarësisë”, ka shkruar Vengu në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...