Live

Po bënte joga në një shkëmb, aktorja 24-vjeçare vdes pasi e tërhoqi vala e madhe

09:38 / 03 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Një aktore ka vdekur pasi njkë valë e madhe e tërhoqi nga shkëmbinjtë.

Turistja ruse, Kamilla Belyatskaya, 24 vjeçare, u shfaq e lumtur teksa ishte ulur për të bërë joga në një pamje mahnitëse nga Gjiri I Tajlandës.

Disa sekonda më vonë, ajo u hodh në detin e trazuar në Koh Sumui, përpara njerëzve të tmerruar të premten.

“Ne ishim aty në atë moment. Ishte rreth orës 13:40”, tha dëshmitarja Irina I për Rossiyskaya, një gazetë shtetërore në Rusi. “Një tragjedi e tmerrshme. Ajo u ul në shkëmb për një kohë të gjatë. Në një moment, u largova dhe një sekondë më vonë pashë që vajza ishte marrë nga një dallgë. I dashuri i saj ishte ulur shumë më lart se ajo. Sapo ndodhi kjo, ne vrapuam te tajlandezët për të thirrur për ndihmë”.

Sipas dëshmitarëve, aktorja është përpjekur të notonte deri në breg duke bërtitur me fuqinë e saj të fundit.

Trupi i Kamillas u gjet në fundjavë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...