Live

Petkoviç: Beogradi e mbështet Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

15:12 / 12 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se Beogradi zyrtar e ka mirëpritur vendimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Ai ka shprehur besimin se Lista Serbe do të jetë fituese e 10 vendeve të rezervuara për deputetë për komunitetin serb.

“Gjithçka që u ka ndodhur serbëve në Kosovë gjatë muajve të fundit në Veri, i ka dhënë forcë popullit tonë dhe Listës Serbe që të dalin dhe të arrijnë fitoren”, ka pretenduar Petkoviç në një intervistë për mediat serbe.

Petkoviç ndër të tjera ka pretenduar se Lista Serbe është partia e vetme “legjitime e serbëve në Kosovë”.

Kryenegociatori i palës serbe në dialog gjithashtu ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë çmos “për të vërë në dyshim legjitimitetin dhe fitoren e Listës Serbe”.

“Për Kurtin është e rëndësishme që të sjellë serbët si Rashiç në ato dhjetë vende të garantuara për serbët, të cilët kujdesen për interesat e tyre personale, jo për interesat e serbëve. Prandaj fitorja e Listës Serbe është e rëndësishme”, ka pretenduar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...