Live

KRU “Prishtina”: Në afatin 1-javor paguani faturat që në fundvit të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm

15:13 / 12 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

KRU “Prishtina” thotë se se në afatin 1-javor faturat e ujit duhet paguar.

“Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se apeli i tyre vjen në mënyrë që në fundvit të ketë me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...