Anisa Veseli u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ishte në televotim kokë me kokë me Gjestin pasi të dy kanë hyrë në tualet së bashku.
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ajo ka reaguar duke thënë se ka qenë ajo që e ka sfiduar Gjestin dhe se i dinte pasojat.
“Edhe sa për dijeni publiku unë kam qenë ajo që e kam sfiduar Gjestin për të hyrë në tualet, se e kam ditur që është eliminim direkt por aty ndodhi e kundërta dhe një padrejtësi sepse nuk është dashur që të jetë kokë me kokë por eliminim i menjëhershëm.
Unë nuk kam mundur të qëndroj brenda më dhe ky ka qenë vendimi im. Big Brother VIP Kosova 3 unë e kam fituar dhe jam shumë krenare për veten e shumë shpejti shihemi me risi që si keni dëgjuar ende”, ka shkruar ajo në Instagram.