Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musars ka shkuar në seli të KFOR-it në Prishtinë, ku takoi komandantin italian Enrico Berduani, ku edhe çmoi lart misionin paqembajtës ndërkombëtar të NATO-s si “një nga shtyllat më të rëndësishme” të stabilitetit rajonal.
“Mbështetja e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare është e nevojshme për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin, ku operacioni aleat i KFOR-it përfaqëson një nga shtyllat më të rëndësishme”, thuhet në komunikatën e presidencës sllovene.
“Gjatë takimit me ushtarët sllovenë, Presidentja theksoi se çdo ditë më shumë se 300 pjesëtarë të Forcave të Armatosura sllovene në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe gjetkë zbatojnë mandatet e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe garantojnë stabilitet dhe respekt. për të drejtën ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.