Live

Francë: Gjykata shpall fajtor 51 të pandehur në gjyqin për përdhunim masiv

21:50 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Pasi një gjykatë franceze shpalli të enjten fajtorë të 51 të pandehurit në çështjen në lidhje me drogë dhe përdhunim, viktima, Gisele Pelicot tha se gjyqi ishte një “sprovë e vështirë”, por se ajo nuk u pendua që e bëri rastin publik.

Pas një gjyqi katër mujor në qytetin në pjesën juglindore të Francës Avignon, ish-bashkëshorti 50-vjeçar i zonjës Pelicot, 72-vjeçari Dominique Pelicot, mori dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

Ai pranoi fajësinë në muajin shtator për drogimin e vazhdueshëm të gruas së tij, përdhunimin e saj ndërsa ajo ishte pa ndjenja si dhe rekrutimin e burrave të tjerë për t’u bashkuar me të në përdhunimin e bashkëshortës së tij, gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Paneli prej pesë gjyqtarësh u dha pesëdhjetë të bashkëpandehurve të zotit Pelicot, një grup burrash nga 27 deri në 74 vjeç, dënime që shkonin nga tre deri në 20 vjet burg.

Në deklaratën e bërë pas vendimeve të gjykatës, zonja Gisele Pelicot u tha gazetarëve të parët që mendoi ishin tre fëmijët dhe nipërit e saj, “sepse ata janë e ardhmja. Për ta e luftova këtë betejë”.

Ajo shtoi se mendonte gjithashtu për të gjitha familjet e tjera të prekura “nga kjo tragjedi”. Dhe po ashtu tha ajo, “mendoj për viktimat e panjohura, historitë e të cilave shpesh mbeten të pathëna”.

Zonja Pelicot është bërë simbol i guximit për shumë njerëz. Një numër i madh mbështetësish të zonjës Pelicot u mblodhën para gjykatës ndërsa çështja vazhdonte.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me ankesat e përkrahësve të saj se dënimet ishin shumë të buta, zonja Pelicot tha se ajo respektonte gjykatën dhe vendimin. Ajo tha, “besoj se tani të gjithë së bashku, burra dhe gra, mund të shfrytëzojmë mundësinë të jetojmë në harmoni me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...