Live

Pas shumë diskutimeve, Qeveria në Shqipëri vendos për bllokimin e këtij rrjeti social

13:53 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë platformën TikTok në Shqipëri.

Lajmi u dha nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit, një nismë e Ministrisë së Arsimit për të rritur sigurinë në shkolla.

Ky plan ka si qëllim të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve digjitale, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët.

Ministrja Manastirliu theksoi se ky hap është pjesë e një pakete masash të cilat janë në zhvillim e sipër nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo nënvizoi se ndalimi i TikTok është një masë që lidhet me përpjekjet për të rritur sigurinë fizike dhe digjitale në shkolla dhe për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet negative të rrjeteve sociale.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe impaktin që sjellin rrjetet sociale, si dhe angazhimin e fëmijëve, kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë masash që po punojnë autoritetet përkatëse”, tha Manastirliu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...