Live

Ukraina thotë se Rusia ekzekutoi pesë robër lufte

20:02 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Forcat ruse ekzekutuan pesë robër lufte ukrainas, tha të dielën Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets.

Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën.

Lubinets nuk dha detaje, por këtë fakt do ta raportojë në OKB.

“Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të sillen para një gjykate ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”.

Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më parë ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Reuters.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...