Në Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” Gjenerata 01-2024.Sipas njoftimit të FSK-së, kursi ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e SHBA-së, që ka për qëllim të përgatitë nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses, përcjell GazetaBlic.
KDS në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë.