Live

“Ford” jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

21:44 / 23 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 milion dollarë dhe një mori makinash për ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet më 20 janar, Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Lajmi u njoftua të hënën nga zyrtarët e kësaj kompanie.

Politikat e tarifave dhe mbi automjetet elektrike, të cilat po i shqyrton administrata e re amerikane pritet të kenë ndikim tek prodhuesit e automjeteve në Detroit, siç është kompania Ford, të cilët po përballen me vështirësi për të rritur prodhimin dhe për të shitur automjet elektrike.

Presidenti i zgjedhur republikan Trump ka propozuar tarifa për importet nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe heqjen e një takse për veturat elektrike nga e cila përfiton kompania Ford.

Drejtuesi i kompanisë Ford, Jim Farley u tha gazetarëve në fillim të këtij muaji se ai është optimist se zoti Trump do të jetë i hapur për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi këto çështje.

“Duke patur parasysh profilin e Ford-it si punëdhënës dhe rëndësinë që ka për ekonominë dhe prodhimtarinë amerikane, ma do mendja se administrata do të jetë shumë e interesuar për të dëgjuar pikëpamjet tona”, deklaroi drejtori Farley.

Kompanitë tjera të mëdha, siç janë Amazon dhe platforma Meta, po ashtu kanë dhuruar donacione për inaugurimin e zotit Trump.

Presidenti Trump kishte mbledhur 106.7 milionë dollarë për ceremoninë e vitit 2017, duke thyer rekordin.

Presidenti demokrat Joe Biden mblodhi 61.8 milionë dollarë për ceremoninë e tij të inaugurimit në vitin 2021, me kontribute nga kompanitë Pfizer, AT&T dhe Boeing.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...