Opozita ka bllokuar për rreth 3 orë mbrëmjen e kësaj të hëne 5 akset kryesore rrugore në Tiranë duke nisur me kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Willson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi
Krahas bllokimit të rrugëve, ka patur disa përplasje mes qytetarëve dhe policisë e cila e konsideron vepër penale bllokimin e rrugëve. Më të ashpra ishin ato në sheshin “Willson” në rrugën e “Elbasanit” si dhe te “Pallati me Shigjeta”.
Gjatë përpalsjeve me policinë kanë mbetur të lënduar deputeti Agron Gjemarkaj, si dhe Xhelal Mziu. Për herë të parë pas një viti protestës së opozitës iu bashkua edhe Sali Berisha i cili e nisi marshimin e tij nga “Rruga e Elbasanit” e vijoi më pas te Bashkia, për të vijuar më tej te “Zogu i Zi’ e te sheshi “Willson”.
Të të gjitha pikat mesazhi kryesor i Berishës për protestuesit dhe qytetarët ishte se mosbindja civile nuk ndalet deri sa mazhoranca të pranojë kushtet e opozitës që janë garantimi i votës së lirë dhe qeveria teknike.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot ëhstë përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protesë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Begograd po dridhet nga themelt diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendiot. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.
Pas përfundimit të protestës policia ka shoqëruar disa persona.