Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka marrë pjesë të martën në festivalin “Festo në Mirditë”.
Prezent në këtë event ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Festivali kishte në fokus trashëgiminë kulturore dhe shfrytëzimin e saj për zhvillimin e turizmit, duke promovuar pasuritë unike të rajonit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar”, shkroi Shehu në Facebook.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu, mori pjesë në festivalin “Festo në Mirditë,” në Rrëshen të Mirditës i cili u organizua në kuadër të projektit “Mirdita Junik.” Ky event i veçantë mblodhi personalitete të rëndësishme, përfshirë edhe Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, Kryetarin e Bashkisë Mirditë Albert Melyshi dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe të Italisë.
Festivali kishte në fokus trashëgiminë kulturore dhe shfrytëzimin e saj për zhvillimin e turizmit, duke promovuar pasuritë unike të rajonit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar.
Projekti “Mirdita Junik” është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë i cili mbështetet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet në partneritet nga CHWB Kosova, Komuna e Junikut, Bashkia e Mirditë dhe Qendra UET dhe ka për qëllim të forcojë lidhjet kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.Trashëgimia kulturore është një burim i çmuar për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ky festival ishte një hap i rëndësishëm drejt promovimit të saj.