Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që dy borde të funksionalizohen.
Më saktë, Zyra e BE-së ka kërkuar që të ndërrmerren hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media.
Në një përgjigje për Telegrafin, Joanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka vlerësuar se ky është një veprim thelbësor.
“Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve” – tha Lachana.