Live

21 deputetë dhe përfaqësues të opozitës procedohen penalisht pas bllokimit të rrugëve

23:50 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar 7 persona, ndërsa ka proceduar penalisht 21 deputetë dhe përfaqësues të opozitës pas bllokimit të rrugëve një ditë më parë në Tiranë.

Policia thotë se nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, “deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve.

“Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...