Live

Gjykata në Shkup rrëzon ankesën e Grubit, mbetet në fuqi paraburgimi

08:59 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi.

Kjo masë do të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.

Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.

“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...