Live

Tragjedia me disa viktima, mediat e huaja: Avioni që u rrëzua në Kazakistan u përplas me tufën e zogjve

14:29 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Emergjenca në Kazakistan që në momentet e para ka njoftuar se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit, brenda të cilit gjendeshin mbi 70 persona, bashkë me ekuipazhin.

Avioni i kompanisë ajrore “Azerbaijan Airlines” u rrëzua në qytetin Aktau në Kazakistan.

Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 28 persona kanë shpëtuar, ndërsa të tjerët dyshohet të kenë humbur jetën. Katër trupa të pajetë deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat e avionit.

Aeroplani po udhëtonte nga Baku në Azerbajxhan dhe kishte për destinacion Grozny në Çeçeni të Rusisë – duke bërë ulje emergjente rreth tre kilometra larg Aktau, pasi ishte përplasur me tufën e zogjve.

Pas kontaktit me tokën avioni shpërtheu në flakë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...