Live

Hoti i reagon kryeshefit të KOSTT-it: Ta merr mendja që zhvillimi ekonomik ndodh veç në dimër

12:34 / 27 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me deklaratat e pushtetit rreth mungesës së energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit.

Hoti është tallur me deklarimin e kryeshefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri.

Hoti ka shkruar se duke dëgjuar këto deklarata, “ta merr mendja që zhvillimi ekonomik ndodh veç në dimër”.

“Katër vite në qeverisje. Asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar. Projekti i gazit u anulua, i cili sot do të ishte funksional.

Tani kur përballemi me mungesë të energjisë në dimër, këta të paaftë që dinë të bëjnë vetëm deklarime të përçudnuara se: “nuk ka mungesë të energjisë, por ka mbingarkesë”, “mbingarkesa po vjen për shkak të zhvillimit ekonomik” etj. Ta merr mendja se zhvillimi ekonomik ndodh vetëm në dimër, e jo në verë” – ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...