Live

“Xhelal Sveçla, kampioni i shpenzimeve të naftës – 3300 litra për 40 ditë pune”

15:01 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i Forumit Rinor të LDK-së, Egzon Pacolli, ka deklaruar se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i ka harxhuar 3 mijë e 300 litra naftë për 40 ditë punë, që i bie se me veturë t’i ketë bërë 55 mijë kilometra.

Pacolli me këtë rast ka publikuar një dokument të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, transmeton Klankosova.tv.

“Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë. Me pare të popullit. E kur u kërkua llogaria nga ana ime, e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua