Live

Izraeli hedh poshtë kritikat e ndërkombëtarëve mbi planin për ta marrë nën kontroll Gazën

07:41 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se plani i ri me pesë pika synon “të mposhtë Hamasin” dhe “t’i japë fund luftës”.

Izraeli po ashtu ka hedhur poshtë kritikat nga liderët botërorë pasi kabineti i vet i sigurisë miratoi një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se vendet që dënojnë Izraelin dhe kërcënojnë me sanksione nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e tij.

“Armikun do ta gjejmë si një grusht të fortë, të bashkuar, që do të godasë me forcë të madhe,” u shpreh Katz.

Vendimi për të zgjeruar luftën në Gaza u dënua nga OKB-ja dhe disa vende si Britania, Franca dhe Kanadaja, ndërsa Gjermania pezulloi eksportet ushtarake drejt Izraelit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Mediat izraelite raportojnë se plani fillimisht fokusohet në marrjen e plotë të qytetit të Gazës dhe zhvendosjen e rreth një milion banorëve më në jug. Forcat izraelite do të marrin gjithashtu nën kontroll kampet e refugjatëve në Gazën qendrore dhe zonat ku mendohet se ndodhen pengjet.

Shpërndaje në

U Kopjua