Live

Ishte duke notuar në det, vdes 70-vjeçari në Shqipëri

13:53 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Rasti mbetet të hetohet, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua